Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I ka ndjekur në stadiume, lojtarët e Superiores nuk i mbushin “syrin” Sylvinhos

Shkruar nga NEWSPORT
I ka ndjekur në stadiume, lojtarët e Superiores nuk i mbushin
Sylvinho duke ndjekur Partizani - Egnatia

Ditën e djeshme Sylvinho shpalli listën e të grumbulluarve. Plot 27 lojtarë kanë marrë ftesën paraprake nga braziliani, ku njëri prej tyre para se të nisemi për Gjermani do të mbetet jashtë Euro 2024.

Nuk munguan surprizat dhe befasitë nga timonieri i kombëtares shqiptare. Lënia jashtë e Cikalleshit, Uzunit apo Mujës ka shkaktuar shumë reagime, por përveç kësaj ajo që bie në sy në listën e Sylvinhos është diçka tjetër.

Në 27 lojtarët e grumbulluar nuk ka asnjë futbollist nga Superiorja. Siç dihet 50- vjeçari ka ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të Superiores nga shkallët e stadiumit, teksa ka studiuar disa lojtarë.

Siç duket asnjë futbollist që luan në Superiore nuk ka mundur t’i mbushë mendjen Sylvinhos për t’i dërguar një ftesë. Kështu në Euro 2024 kampionati shqiptar nuk do të ketë asnjë përfaqësues, pavarësisht se në kompeticionet europiane si Champions apo Conference League do të marrin pjesë 4 ekipe.

Ndërkohë kujtojmë se në Euro 2016, kur kombëtarja drejtohej nga De Biasi në Francë shkuan dy lojtarë të Superiores. Orges Shehi dhe Alban Hoxha mbajtën lart flamurin e kampionatit shqiptar, ndërsa në Euro 2024 të gjithë futbollistët që luajnë me ekipet shqiptare do ta “shijojnë” kampionatin europian nga divani i shtëpisë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga