Ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur autori i golit, Nicolas Koffi, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
“Jam i lumtur që kam shënuar gol, por më e rëndësishme është fitorja e ekipit të Laçit. Më shumë vlerësoj anën taktike, tani luajmë më shpejt me pasime. Ky është sekreti i trajnerit Francesco Moriero”, është shprehur Koffi.
Poll