Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dha 3 pikët Dinamos, Dejvi Bregu flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Edhe me Egnatian merituam…

Shkruar nga NEWSPORT
I dha 3 pikët Dinamos, Dejvi Bregu flet si “Lojtari i
Dejvi Bregu

Dinamo ka fituar me përmbysje përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri "Lojtari i Ndeshjes", Dejvi Bregu autori i golit të dytë. 

“Ishte fitore shumë e rëndësishme. Vinim nga një humbje me Egnatian i cili mund të ishte një barazim pasi ata bënë mirë në pjesën e parë ndërsa ne, në të dytën., por futbolli i ka këto. Sot ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët dhe fatmirësisht ia dolëm.

6 gola e 4 asiste? Të them të drejtën s’i shoh statistikat personale. Nëqoftëse golat dhe asistet e mia i japin pikë ekipit, unë jam shumë mirë. E mira është që ta tentosh sa më shumë portën. Është më mrië kur je afër portës, sepse ke hapësirë më të madhe. Shpresoj që ta ndihmoj ekipin në vijim dhe këto goditje të jenë në kuadrat”, tha Dejvi Bregu.

Poll

Lexo gjithashtu