Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja përballë Elbasanit, Edlir Tetova tregon arsyen: Kartoni i kuq!

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja përballë Elbasanit, Edlir Tetova tregon arsyen: Kartoni i kuq!
Edlir Tetova

Elbasani dhe Egnatia u përballën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve. Pas këtij dueli, ka folur trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Mendoj se kartoni i kuq bëri diferencën, lojën e kishim në kontroll. Mendoj se çdo gjë në pjesën e parë shkoi mirë, por kartoni i kuq sa filloi pjesa e dytë, prishi ekuilibrat. Ne u përpoqëm, të bënim lëvizjet tona, por pa sukses.

Kartoni i kuq i Jaime, na prishi shumë ekuilibrat. Është e çuditshme, që nga nis sulmi është lojtari ynë që i jep topin futbollisitit të Elbasanit, por i ka futbolli këto situata.

Elbasani këtë lojë ka, vertikalizime për Tsague. Pastaj luajnë në krahun e djathtë me uingerin. Në pjesën e parë nuk kemi marrë asgjë, ia dolëm mirë. Por siç e patë, ndikoi kartoni i kuq. Munduam disa ndryshime, por s’kishin rezultat.

Ju shqetëson që nuk fitoni përballë rivalëve, Elbasani, Vllaznia, Dinamo? Normalisht, jemi me karton të kuq në këto ndeshje. Është e vështirë të fitosh me karton të kuq. Na duhet punë akoma, duhet besim për të mbrojtur titullin”, tha Tetova.

 

Poll

Lexo gjithashtu