Vllaznia u surprizua nga Bylisi ne ndeshjen e javës 25-të të Superiores, me ballshiotët që fituan 2-1 ndaj shkodranëve në “Adush Muça”. Një humbje që padiskutim “dhemb” te kuqebkutë, kjo pasi ngushtohet diferenca me vendin e dytë, Egnatian.
Pikërisht rrogozhinasit tashmë kanë fituar terren ndaj rivalit të tyre. Deri në javën e 24-të të Superiores shkodranët mbanin lart stekën e mbrojtjes më të mirë. Por tashmë 2 golat e pësuar nga ballshiotët kanë zbritur ekipin e Edi Martinit nga “froni”.
“Kurora” për mbrojtjen më të mirë është tashmë te ekipi i Egnatias. Rrogozhinasit kanë pësuar 1 gol më pak se shkodranët. 18 gola kanë pësuar kampionët aktualë dhe 19 kanë pësuar kuqeblutë. Ndërkohë diferenca në klasifikim mes tyre është vetëm 2 pikë, me Vllazninë që vazhdon të kryesorë me 48 pikë.
