
Partizani
Humbja e Partizanit kundër Vllaznisë me rezultatin 0-1 nuk është pritur aspak mirë te familja e kuqe. Stadiumi “Arena e Demave” është si fortesë prej 2 viteve dhe humbjet atje numërohen me gishtat e njërës dorë, për këtë dhe atmosfera aktuale nuk duket aspak e mirë.
Këtë e reflekton dhe klubi përmes rrjeteve sociale. Si rrallëherë, nuk janë postuar foto nga seancat stërvitore në prag të ndeshjes së radhës. Diçka që bie në sy pasi Partizani është ndër klubet më korrekte në Shqipëri, përsa i përket informimit të tifozëve.
Kujtojmë se "demat" përballen me Skënderbeun, ditën e diel ora 20:00. Sfida është e vlefshme për javën e dytë të Superiores dhe zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”.
Poll