
Egnatia – Partizani ishte supersfida e javës së 31-të të Superiores, sfidë që përfundoi me fitoren e rrogozhinasve me shifrat 2-1. Një humbje që “dhemb” për të kuqtë, të cilët prej 4 sfidash nuk po arrijnë të sigurojnë fitoren.
Humbja me Egnatian dhe fitorja e Dinamos ndaj Erzenit ka vënë tashmë zeriozisht në pikëpyetje “Finla – Four” për ekipin e Orges Shehit. Kryeqytetasit kanë vetëm 2 pikë më shumë se Dinamo që ndodhet në vendin e 4-të të renditjes.
Pikërisht “Blutë” do të jenë kundërshtari i radhës për “Demat”. Derbi do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00 në “Arenën e Demave”. Një duel ku padiksutim ‘djemtë’ e Shehit janë të dënuar vetëm për fitoren, pasi në të kundërt do të zbrisnin të 4-të në renditje.
Te Partizani nuk kanë kohë për të humbur, teksa menjëherë duhet të kthejnë vëmendjen te dueli i radhës dhe të nisin përgatitjet për këtë ndeshje, ku fitorja është mëse detyrim për të kuqtë.