Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Humbja e Dinamos kundër Vllaznisë për fajin...e Ilir Dajës”, specialisti sportiv mbështet Edi Martinin: I shkonte deklarata prej fitores  

Shkruar nga NEWSPORT
“Humbja e Dinamos kundër Vllaznisë për fajin...e Ilir
Ilir Daja dhe Edi Martini

Artur Çobani në rolin e specialistit sportiv, foli për emisionin “Kubi Sportiv” në Euroneës Albania. Kryefjalë ishte ndeshja Dinamo – Vllanzia, e përfunduar 0 – 2, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.

Çobani ka analizuar edhe deklaratën e trajnerit Ilir Daja kundër drejtorit sportiv Luan Pinari, e cila sipas tij ka ndikuar negativisht:     

“Ndodh kudo në botë, ky rivalitet, nuk është ndonjë gjë e papranueshme. Unë nuk mendoj se Vllaznia fitoi me Dinamon, por Dinamo humbi me Vllazninë. Para dy ditëve, trajneri Daja bëri një luftë të brendshme me deklaratën, ishte e gabuar.

Situata të tilla, me dy ditë para ndeshje me Vllazninë, është një problem i madh, nuk kishte pse të bëhej publike situata me Pinarin. Pa futur këtu edhe dëmtimet te Dinamo, ishin të gjitha situatat në favor të Vllaznisë.

Për mua nuk ishte fare penallti ajo e Vllaznisë, madje edhe më fanatiku, tifoz i çmendur i Vllaznisë, thoshte se ai rast penalltie ishte 50-50, imagjinoni të tjerët. Deklarata e Martinit pastaj pas ndeshjes i shkonte, i shkonte sepse fitoi”.

Poll

Lexo gjithashtu