Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja e Bylisit me Teutën, Egbo kritika për arbitrimin: Kishte faulla që u kthyen në kundërsulm

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e Bylisit me Teutën, Egbo kritika për arbitrimin: Kishte faulla
 

Superiorja nisi sonte sezonin 2024/25. Në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Bylisit. “Djemtë e Detit” ia dolën të përmbysin ballshiotët me dopietën e Emiljano Vilës.

Pas përfundimit të ndeshjes, foli për mikrofonin e RTSH trajneri i Bylisit Emanuel Egbo.

“Normal që jam içik i mërzitur sepse ishte lojë që e kishim avantazh. Ishte lojë me 2 episode sepse 2 gola që kemi pësuar ishin të evitueshëm. Me lojën në fushë jam i kënaqur. Ka lojtarë që kanë ardhur dhe nuk janë mësuar me njëri-tjetrin. Me lojën që treguan është për t’u përshëndetur.

Akoma nuk e kemi kompletuar ekipin, pres deri me 31. Pres  lojtarë në repart të avancuar. Dihet që Bylis është nga ato ekipe që luan gjithmonë, dhe brenda dhe jashtë për të treguar veten. Jemi për të qëndruar, kur të plotësohet ekipi do vendosim objektivat që kemi.

Ka lojtarë që janë në Shqipëri për herë të parë. Është çështje komunikimi. E diskutuam në fundin e pjesës së parë, ishte gol i evitueshëm dhe goli i dytë.

Koha i mëson lojtarët me njëri-tjetrin. Ana psikologjike nuk është e mirë, duhet të jesh me njëri-tjetrin si je i vendosur.

Nuk kam qejf të merrem me arbitrimin. Ishte faull dhe penallti që është anuluar, dhe faul që vazhdon lojën. Nuk jam tip që merrem me arbitrat, shoh ekipin dhe kaq.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga