
Partizani nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat. “Demat” u mposhtën ditën e djeshme në transfertë nga Bylis.
Ballshiotët triumfuan në “Adush Muça” me shifrat 3-1, duke “shtangur” kështu të kuqtë. Një humbje e cila është e 3-ta rresht për kryeqytetasit, të cilët me Mladen Milinkovic nuk po arrijnë dot të gjejnë shinat e duhura.
Në transfertën e djeshme nuk munguan në shkallët e stadiumit tifozët e Partizanit. Ultras Guerrils udhëtuan kilomentra të tërë për të mbështetur ekipin, por që skuadra nuk mundi të shpërblente mundimin e tyre.
Por gjithsesi tifogrupi i “Demave” ka bërë një postim ditën e sotme në rrjetet sociale. Tifozët postojnë një foto nga transferta e djeshme, ku duken nga shkallët e stadiumit duke ndjekur ndeshjen.
View this post on Instagram