
Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15.
Shorti u drejtua nga specialisti i Departamentit të Garave, Neritan Koçi, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të sezonit të ri.
Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-19 marrin pjesë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Bylis, Partizani, Apolonia dhe AF Elbasani.
10 skuadrat e “Abissnet Superiore” U-17 janë: Dinamo City, Vllaznia, FK Vora, Laçi, Teuta, Skënderbeu, Tirana, Partizani, Apolonia dhe Shkëndija Tiranë.
Kampionati “Abissnet Superiore” U-16: Teuta, AF Elbasani, Apollo 2016, Partizani, Internacional Tirana, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe Dinamo City.
Në kampionatin “Abissnet Superiore” U-15 marrin pjesë: Teuta, Pepa, Apollo 2016, Partizani, Skënderbeu, Apolonia, FK Shënkolli, Vllaznia, Tirana dhe KF Shkodra.
Kampionatet “Abissnet Superiore” U-19 dhe U-17 do të nisin më 14 shtator, ndërsa U-16 dhe U-15 më 21 shtator.
Gara do të zhvillohet me 2 faza. Pas përfundimit të dy fazave, pikët përgjysmohen dhe pesë ekipet e para vijojnë garën për titullin kampion me sistem vajtje-ardhje, ndërsa ekipet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin do të luftojnë për mbijetesë. Ekipi i vendit të fundit bie direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e vendit të nëntë luan ndeshje shtesë (play-out) me ekipin e renditur në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.
Më poshtë kalendarët e plotë: