Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Hera e 6-të që vihen përballë njëri - tjetrit, Ilir Daja i tregon "dhëmbët" Ivan Gvozdenovic 

Shkruar nga NEWSPORT
Hera e 6-të që vihen përballë njëri - tjetrit, Ilir
Ilir Daja - Ivan Gvozdenovic

Elbasani – Dinamo është një nga duelet më interesante të javës së 21-të të kampionatit. Takim ky që do të luhet ditën e dielë në orën 16:30.

Në “Elbasan Arena” do të vihen përballë njëri –tjetrit Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja. Një përballje “strategësh” mes tyre, ku fitorja është mëse e detyrueshme për të dyja ekipet.

Dy trajnerët janë përballur mes tyre 6 herë në të kaluarën. Nga këto duele, Daja ka arritur të dalë fitimtarë në 2 raste, ndërsa në vetëm 1 rast Gvozdenovic ka siguruar 3 pikët. Ndërkohë në 3 duele të tjera mes tyre gjithçka është mbyllur në barazim.

Këto statsitika tregojnë se përveç lojtarëve në fushën e lojës, edhe dy trajnerët do të luftojnë në stol për të përmirësuar akoma më shumë statistikat e dueleve direkte mes tyre. Pritet të shihet nëse Ilir Daja do të “thellojë” këtë diferencë apo trajneri serb do të përmirësojë statistikat.

Poll

Lexo gjithashtu