
Skuadra e Skënderbeut ka marrë një lajm shumë pozitiv në ditët e fundit. Bashkia e Korçës do të vazhdojë të ketë një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë ekip.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Korçës është votuar unanimisht pro për rritjen e fondit që Bashkia akordon çdo vit për bardhekuqtë. Për vitin 2025 Bashkia e Korçës i ka akorduar klubit shumën prej afro 390 milionë lekë të vjetra për 10 muajt aktivitet të skuadrës.
Po në këtë kontribut përfshihet edhe akademia, ndërsa futbollistët dhe stafi i skuadrës do të marrin një pagë prej 575 mijë lekësh. Kjo shumë do t’i jepet çdo pjesëtari të skuadrës për 10 muaj. Pasikutim që kjo është një ndihmesë shumë e madhe për këtë klub, me Bashkinë që merr përsipër një pjesë të pagave të futbollistëve dhe stafit.