
Arbitrat - Superiore
Laçi – Elbasani është ndeshje e parë e ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 31-të të kampionatit. Përballje kjo që do të zhvillohet në Laç në orën 15:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja skuadray, me vendasit që kërkojnë fitoren për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë. Ndërsa nga krahu tjetër elbasanasit tentojnë fitoren për të “blinduar” vendin e tyre në klasifikim.
Për këtë duel nga FSHF-ja ka vlerësim maksimal. Kështu janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në Kurbin.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Ditmir Grimci
Asistent 1: Elvis Gjoka
Asistent 2: Feliks Kolleshi
Arbitër i 4: Indrit Myrtja
Var: Adrian Beqiraj
Avar: Albert Doda