
Ze Gomes është shpallur lojtari i ndeshjes së pasdites në Superior. Sulmuesi i Elbasanit shënoi një gol që dukej i punuar më parë me shokët e ekipit, dhe barazoi kundër Partizanit. Ai sapo është rikthyer nga një dëmtim. Elbasani që mirëpriti Partizanin ndau pikët bashkë me “të kuqtë” në një barazim 1-1.
“Kam ndjesinë se mund të bëj më mirë. punoj shumë në stërvitje pasi kam 1 javë që kam ardhur nga dëmtimi. Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë mirë të bashkuar. Dëshira ime është të jem 100% që sot, por duhet kohë të rikuperohem. Do bëj të pamundurën të jem pjesë fleksible e skuadrës sa më shpejt të jetë e mundur. Goli ishte diçka e punuar dhe që për fat përfundoi në rrjetë. Do kthehem në formën time më të mirë”, u shpreh Gomes .