
Elbasani mposhti Partizanin me rezultatin 2-0 në ndeshjen e sotme për javën e 27-të të Superiores. Në përfundimin e ndeshjes, lojtari më i mirë i takimit u zgjodh Musta që realizoi dy gola dhe doli në prononcim për mediat.
“Ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne pasi vinim nga një eliminim në Kupën e Shqipërisë. Kishim një motiv më shumë në këtë ndeshje pasi matematika na mbante në lojë për katërshen. Elbasani ka bërë gjithmonë ndeshje te mirë, punojmë çdo ditë, na ka munguar pak ai fati dhe ai goli.
Këto gola dhe këtë fitore ia dedikoj Arsen Lleshit pasi ka kryer një operacion dhe i uroj të kthehet sa më shpejt. Është fundi i kampionatit tashmë dhe duhet të llogarisim pikët, e rëndësishme ishte të merrnim një fitore, por jo shumë e rëndësishme mënyra.”, shprehet Musta.