Dejvi Bregu ishte lojtari i ndeshjes mes Vorës dhe Dinamos. Bregu shënoi në minutën e 77-të të ndeshjes me anë të një penalltie, duke çuar shifrat në 2-0.
Dita e sotme për të është e veçantë, pasi feston ditëlindjen dhe fitorja e Dinamos ishte një “dhuratë” që ai vete dhe shokët e ekipit bënë për të.
“Fitorja? Nuk më mungonte goli e as cmimi. Sot fitorja e ekipit ishte më e rëndësishme dhe pikërisht në këtë ditë, që është edhe ditëlindja ime.
Besoj e kam bërë edhe vjet, por kam munguar shumë për shkak dëmtimi. E kam diskutuar edhe me profesorin, pasi edhe si më ka kërkuasr të luaj më poshtë. Besoj se po e bëj mirë.
Nga e majta drejt qendrës dhe si 10-tësh, si ndihesh? Janë shumë vite që kam lujtu sit ë majtë dhe kemi shumë ndryshime nga ekipi vjet me sivjet. Në momentin që profesori më kërkon të luaj nga e majta do të luaj në të majtën, nëse më thot për 10-tësh ashtu do të luaj.
Ku do të festoni? Nuk kemi kohë se kemi ndeshjen e radhës shpejt. Po të kishim pushim sigurisht”, ka përfunduar Bregu.
