Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Gjykimi? Na u mohua një penallti!”, Edlir Tetova i irrituar dhe ironik me arbitrin Xhaja: I thashë kameramanit mos lëviz se do t’i japin faull Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjykimi? Na u mohua një penallti!”, Edlir Tetova i irrituar
Edlir Tetova

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i kampionëve, Edlir Tetova.

“Çfarë arsye kryesore për pakënaqësitë?! Gjykimi. Ndërhyrja e Gurishtës ndaj Yahaya është penallti. Janë 5 arbitra që duhet të shohin. Koha për ju si televizion është koha që të bëni “stop”, të denonconi. Në një moment i thashë operatorit tuaj, mos e lëviz kamerën, se bie ndonjë lojtarë i Vllaznisë dhe jep Xhaja goditje dënimi. Skema e golit ishte përgatitur në stërvitje, çunat e ekzekutuan perfekt.

Përsa i përket lojës, kishte ritëm, nivel shumë i lartë. Të dy ekipet rrezikuan, por ne ishim më afër golit. Morëm një gol në tranzicion, gjë të cilën e dinim që Vllaznia s’do të vinte deri në fund pasi vinte nga një rezultat negativ. Kështu si shkoi loja, e pranoi rezultatin.

Donim të nxirrnim Gurishtën nga pozicioni. Kur Gruda doli 1 kundër 1 me portierin, ajo ishte forma e rrugëdaljes. Duhet t’i japim merita edhe sulmuesëve të Vllaznisë, bënë mirë presionin. Llogaritëm që të nxirrnim Dajsinanin si qendërmbrojtës, por pas kartonit të kuq, ekuilibrat u prishën. Ekipi im luan njësoj, s’ka ndryshime”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu