Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Gjithçka ka shkuar mirë, jemi të motivuar”, Aleksi para duelit me Skënderbeun: Momenti të rikthehemi te fitorja, luajmë si grup

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjithçka ka shkuar mirë, jemi të motivuar”, Aleksi
Albano Aleksi

Një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 35-të të kampionatit do të luhet ditën e nesërme në Rrogozhinë. Egnatia do të presë Skënderbeun, duel ky që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 15:30.

Në prag të kësaj përballjeje ka folur në konferencën për shtyp Albano Aleksi. Kapiteni i kampionëve aktuale ka theksuar se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se të gjithë kanë besim se do të marrin 3 pikët për të blinduar edhe vendin  e parë në klasifikim.

“Atmosfera është shumë e mirë, djemtë janë të motivuar, gjatë gjithë javës kemi qenë korrektë në stërvitje dhe stërvitja ka shkuar mirë, pavarësisht dëmtimeve është momenti të kthehemi te tre pikët. Eksperienca ka të bëjë shumë në këtë rast, por çunat janë të mirë dhe kemi grup të mirë në çdo aspekt prandaj nuk është shumë e nevojshme për të motivuar grupin.

Presim të marrim maksimumin ndaj Skënderbeut, është momenti të rikthehemi te fitorja dhe me ndihmën e tifozëve mund të kthehemi aty. Ne jemi grup dhe jo individ. Secili ka rëndësinë e vet në ekip dhe do të japë maksimumin për të arritur aty ku duhet, të gjitha repartet janë të rëndësishme në ekip kështu që shpresoj të jemi në rrugën e duhur.

Shumë e rëndësishme fitorja, por të kemi vazhdimësinë për të fituar edhe në gjysmëfinalen e Kupës. Ne jemi një familje dhe kështu do të jemi gjatë gjithë kohës, pavarësisht rrethanave të mira apo të vështira, kjo e bën të veçantë.

Tifozët janë mbështetja më e madhe, sa kohë janë ata në stadium ne motivohemi më shumë, në fund të fundit ne luajmë për qytetin, për fanellën. Ata mund të jenë të mërzitur për shkak të rezultateve të fundit, por shpresojmë që në fund tju rikthejmë buzëqeshjen”, ka përfunduar mesfushori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga