Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjithçka gati për sfidën me Dinamon, Teuta “mesazh” tifozëve: Sot nuk ka arsye për të munguar! (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithçka gati për sfidën me Dinamon, Teuta “mesazh”
Teuta

Teuta do të përballet sot me Dinamon në orën 17:00, sfidë kjo e cila do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Ndeshje kjo e cila është e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore.

Për të dyja ekipet, zbritja në fushën e blertë ka vetëm një qëllim atë të "rrëmbimit" të 3 pikëve ndaj rivalit përballë. E për këtë të fundit impenjimi maksimal në seancat stërvitore nuk ka munguar tek asnjëra prej skuadrave.

Megjithatë kur na ndajnë pak orë nga përballja, Teuta iu ka çuar dhe një "mesazh" tifozëve të saj, me anë një postimi në rrjetin social “Facebook”. Klubi i ka ftuar të gjithë tifozët e skuadrës që të ndjekin nga afër emocionet e ndeshjes por që të mbështesin edhe futbollistët gjatë lojës.

Postimi i Teutës është shoqëruar edhe me shkrimin: Sot nuk ka arsye për të munguar të gjithë në mbështetje të klubit të zemrës, të gjithë në “Niko Dovana".

Poll

Lexo gjithashtu