
Egnatia dhe Vllaznia përballen nesër në orën 20:00 te stadiumi “Air Albania”. Një prej tyre do të jetë kundërshtari i Partizanit në finalen e 26 majit për titullin kampion.
“Ultras Egnatia” kanë njoftuar së fundmi se gjithçka do të jetë falas për grupimin. Kështu jo vetëm transporti, por dhe biletat për ndeshjen gjysmëfinale. Gjithçka që mbetet sipas tyre është të këndojnë për ekipin.
Postimi i Egnatias:
“Nesër në orën 20:00 ndeshja kundër Vllaznisë. Bileta për gjithë grupin. Justifikime nuk ka, ngelet veç me pi birra e me këndu për ekipin. Gjithë me të zeza. Udhëtimi falas”, shkruhet në njoftimin e fundit.

Poll