
Vllaznia ne stervitje
Një lajm i mirë për Thomas Brdaric ka ardhur ditët e fundit. Ildi Gruda është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.
Sulmuesi ka hedhur prapakrahëve dëmtimin, duke u rikuperuar në kohë. 24-vjevvari ka nisur menjëherë të marrë ngarkesën e duhur në mënyrë që të fitojë sa më shpejt formën e tij më të mirë dhe të jetë gati për startin e Superiores.
Rikthimi i grudës qetëson Brdaric, i cili për sfidën e parë të sezonit ndaj Partizanit do të ketë një alternativë më shumë për sulmin. Kujtojmë se Superiorja ngre siparin e sezonit të ri më 18 gusht dhe kuqeblutë do të luajnë në transfer.
Poll