
Këtë sezon në Kategorinë Superiore, Baton Zabërgja ishte padyshim një prej sulmuesve më të mirë. Në dy sezone në kampin e Dinamos, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë një progres shumë të madh.
15 gola të realizuar në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë, e bëjnë Zabërgjën ndër kryesorët e Dinamos. Por ky mund të ishte sezoni i tij i fundit në Kategorinë Superiore për djaloshin 24-vjeçar.
Baton Zabërgja është “shënjestruar” së fundmi nga Rubin Kazani, aty ku luan edhe Mirlind Daku. Siç raportojnë mediat ruse, Dinamo mund ta shesë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës për një shifër rekord.
Bëhet fjalë për 2.5 milionë euro që Rubin Kazan është i gatshëm t’i paguajë Dinamos për shërbimet e sulmuesit. Në rast se do të largohej për një shifër të tillë, Zabërgja do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superiores.