Tirana prej ditësh vazhdon përgatitjet për duelin me Egnatian. Kjo mund të cilësohet padiksutim si “beteja” e fundit për bardheblutë për të kapur një vend në “Final-Four”.
Aktuakisht kryeqytetasit janë jashtë top-4 dhe vetëm fitorja dhe humbja ose një barazim i Skënderbeut që ndodhet në vendin e 4-të do t’iu siguronte bardhebluve kualifkimin për në fazat finale të “Final – Four”.
Para sfidës me rrogozhinasit që do të luhet ditën e nesërme në “Egnatia Arena”, ora 16:00, për Erbim Fagun ka një rikthim të rëndësishëm. Kështu timonieri i bardheblutë do të mund të llogaritë shërbimet e Bruno Lulajt.
Mbrojtësi ishte i pezulluar dhe mungoi ndaj Vllaznisë, por tashmë ndaj Egnatiasz do të jetë një “armë” plus për kryeqytetasit. Kujtojmë se Filip Najdovski ka mbyllur sezonin me Tiranën për shkak dëmtimi.