Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Futbolli s’luhet nëpër gazeta apo...”, Oltijon Kërnaja “sms” të qartë Egnatias: Vijmë në Rrogozhinë vetëm për fitore!

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbolli s’luhet nëpër gazeta apo...”, Oltijon
Oltijon Kërnaja

Partizani do të përballet nesër në transfertë me Egnatian, në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, do të nisë në orën 16:30. Në prag të këtij dueli, ka folur edhe trajneri i të kuqve, Oltijon Kërnaja.

Ecuria pozitive e Partizanit, besoni se mund ta mbani këtë performancë rezultatesh?

Besoj që po, përderisa çunat po vijnë në rritje. Gradualisht forma e tyre është në rritje dhe shpresojmë që të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm.

Partizani ka provuar shijen e fitores në Rrogozhinë. A mund ta përsërisni këtë rezultat nesër?

Me besim të plotë. Ne shkojmë atje sigurisht për fitore edhe pse kemi respekt maksimal për ekipin e Egnatias janë kampionët në fuqi, por ne shkojmë sigurisht për fitore atje.

Gjeni përballë një Egnatia me numrin më të madh të lojtarëve në formacionin e vitit si dhe kanë trajnerin më të mirë të vitit?

Futbolli falë Zotit nuk luhet me ata që janë në formacionin e më të mirëve të vitit apo në gazeta. Futbolli luhet në fushë, në të kundërt nuk do të shkonim fare të luanim. Nëse do të niseshim nga “Mbrëmja Gala” nuk do iknim të luanim kështu që do të fitonte Egnatia. Fusha ka treguar tjetër gjë, djemtë janë në formë, janë stërvitur shumë mirë. Shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv pse jo edhe me fitore.

Shpresoni një fundviti sa më pozitiv?

Fokusi jonë është ndeshja e nesërme me Egnatian. Pas kësaj përballje do të mendojmë të përgatisim ndeshjen me Dinamo City.

Merkato e Janarit?

Janë çështje të brendshme të klubit. Grupi është. Ku ka nevojë ekipi të përforcohet ne e dimë dhe këto janë çështje shumë shpejt për tu zgjidhur .

Dëmtimet dhe gjendja e skuadrës?

Atëherë janë rekuperuar pothuajse të gjithë, me përjashtim të Prekës i cili besoj do të rikthehet me Dinamo City. Vazhdon i dëmtuar Doumbia i cili e ka mbyllur vitin deri në janar. Rikthehet Martinez dhe pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm.

Poll

Lexo gjithashtu