Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luiz Ejlli orakulli i Vllaznisë, artisti e tha para ndeshjes: Në pjesën e dytë "bam-bam"

Shkruar nga NEWSPORT
Luiz Ejlli orakulli i Vllaznisë, artisti e tha para ndeshjes: Në
Luiz Ejlli - KF Tirana

Vllaznia dhe Tirana po përballen momentalisht në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja po luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në orën 19:00 nisi gjithçka, atëherë kur në kinema startoi edhe filmi më i ri i Luiz Ejllit, “Loja e Fundit”. Para se filmi dhe ndeshja të fillonin, Luizi ka folur para gazetarëve, duke u uruar fat djemve të Vllaznisë, duke përdorur edhe batutën “fut e bjer”.

“Për Zotin e kanë vendosur unë, se e vendosin kinematë vetë. Të ishte për mua, do të isha në stadium duke parë ndeshjen. Meqë ra fjala, i uroj fitore çunave. Pjesën e parë ta mbajnë barazim që ta kenë mendjen te filmi, në të dytën fut e bjer pastaj”, tha Luiz Ejlli.

Kujtojmë se pjesa e parë e kësaj sfide përfundoi 1-1, barazim siç tha Luizi. Pikërisht në pjesën e dytë erdhi goli i dytë për shkodranët, duke i dhënë këngëtarit “trajtën” e orakullit.

Poll

Lexo gjithashtu