
Qatip Osmani
Vllaznia ka shkarkuar Qatip Osmanin, pas eleminimit nga Egnatia në Kupën e Shqipërisë. Newsport.al mëson nga burime brenda klubit se drejtuesit nuk e kanë kapërdirë eleminimin në gjysmëfinale nga rrogozhinasit.
Emri që lakohet aktualisht për një vend në pankinë është Thomas Brdaric. Kujtojmë se trajneri gjerman i shkoi pranë titullit kampion në sezonin 2020/21. Ishte Teuta që ia doli në fund dhe pse me pikë barabarta.
Brdaric njihet dhe si makthi i Partizanit, pasi të kuqtë nuk fituan asnjë prej 7 përballjeve me njëri-tjetrin në Superiore. Tashmë mbetet për t’u parë komunikimi zyrtar i klubit të Vllaznisë.
Poll