
Dinamo dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Në rolin e gjyqtarit kryesor të kësaj sfide do të jetë Laver Alla, ndërsa asistentët e tij janë Elvis Gjoka dhe Rexhep Muzhaqi. Si arbitër i katërt është emëruar Silvio Dyrmishi.
Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Alla, do të vijnë Adrian Beqiraj dhe asistenti i tij Albert Doda.
Arbitër kryesor:Laver Alla
Asistent 1:Elvis Gjoka
Asistent 2:Rexhep Muzhaqi
Arbitër i 4:Silvio Dyrmishi
Var:Adrian Beqiraj
Avar:Albert Doda