
Arbitrat e ndeshjes
Skënderbeu dhe Elbasani do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, nis në orën 16:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të gjykojnë në këtë sfidë. Dorjan Maletaj do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Alfred Shkreta dhe Rejdi Zajimi.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Kreshnik Cjapi. Ndërsa nga dhoma e VAR në ndihmë të Maletajt do të vijnë Olsid Ferataj dhe asistenti i tij, Ilir Trataraj.
Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj
Asistent 1: Alfred Shkreta
Asistent 2: Rejdi Zajimi
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
Var: Olsid Ferataj
Avar: Ilir Tartaraj
Poll