Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF ndihmoi në ndërtimin e fushës sportive, Armand Duka viziton nga afër futbollistët e Elite Youth në shkollën “Benardina Qerraxhia” në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF ndihmoi në ndërtimin e fushës sportive, Armand Duka viziton
Armand Duka gjate vizites se tij ne shkollen "Benardia Qerraxhia" Durres

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Benardina Qerraxhia” në Durrës, ku Federata e futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, ndihmoi në ndërtimin e fushës sportive, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë nxënësve.

Në këtë shkollë zhvillojnë aktivitetet e tyre edhe fëmijët e Elite Youth Development Academy, një projekt që synon rritjen dhe edukimin e brezave të rinj të futbollistëve shqiptarë, duke kombinuar formimin arsimor me atë sportiv.

Gjatë takimit me nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, Presidenti Duka vlerësoi rëndësinë e edukimit përmes sportit dhe frymën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore, bashkive dhe FSHF-së për zhvillimin e talenteve të reja.

“Futbolli është lojë skuadre, askush nuk mund ta fitojë ndeshjen vetëm dhe askush nuk e humb atë vetëm. Ne po përpiqemi që t’ju edukojmë me këtë frymë dhe me ndihmën e mësuesve, të Kryetares së Bashkisë dhe të Ministres së Arsimit, që t’ju edukojmë sa më mire, në shkollë me mësimet në radhë të parë, dhe me futbollin në radhë të dytë, ose paralelisht të dyja. Nuk duhet të shihni vetëm futbollin dhe të lini mësimin, ose anasjelltas. Ne mburremi dhe krenohemi me ju, sepse jeni brez i mirë, brez me talent, por duhet ta shfrytëzoni talentin tuaj. Të stërviteni më shumë, mësoni më shumë, jini më të disiplinuar dhe kërkoni edhe më shumë nga vetja. Ky është vetëm fillimi i fillimit për ju. Keni filluar mirë, por keni një rrugë të gjatë përpara, dhe jo aq të lehtë,” – u shpreh Presidenti Duka.

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të programit të saj për zhvillimin e infrastrukturës sportive në shkolla dhe komunitete, do të vijojë të mbështesë projekte të tilla që nxisin sportin, edukimin dhe rritjen e fëmijëve përmes futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu