
Dinamo do të përballet me Elbasanin të dielën në "Elbasan Arena". Dhe pse luajnë në shtëpinë e verdhebluve, janë dinamovitët organizatorët e takimit që nis në 20:00.
Klubi ‘Blu’ ka nxjerrë në shitje biletat dhe vihet re një ngritje çmimesh ndryshe nga një sezon më parë. Dinamo ka biletat më të shtrenjta në Superiore teksa vjet, një e thjeshtë në ‘karshi’ kushtonte minimumi 500 lekë.
Duke qenë se ndeshja luhet në Elbasan, përballë Elbasanit, dinamovitët i ‘druhen’ një turme masive tifozësh vendas në stadium që do ta bënte sfidën të njëjtë me atë të një transferte. Në këtë mënyrë, çmimet e biletave janë rritur duke shkuar në 500 lekë të ultrasve, 700 lekë në ‘karshi’ dhe 1500 & 2000 lekë në tribunën kryesore.
Gjithashtu është bërë një problem vendosja e tifozërive përkatëse. Dinamo ka njoftuar se “Për arsye sigurie, ultrasit dinamovitë do vendosen në tribunën C1 ndërsa ultrasit elbasanas në tribunën G3.”
Kjo gjë është kundërshtuar kategorikisht nga ‘Tigrat Verdheblu’ të cilët s’kanë ndërmend të ulen tjetër vend pos aty ku ulen gjithnjë si të ‘zotët’ e shtëpisë.
View this post on Instagram