Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Francesco Moriero zyrtarisht trajner i Laçit, italiani prezantohet te kurbinasit

Shkruar nga NEWSPORT
Francesco Moriero zyrtarisht trajner i Laçit, italiani prezantohet te
Francesco Moriero

Tashmë edhe zyrtarisht Francesco Moriero është trajner i Laçit. Ashtu siç “Newsport.al” kishte njoftuar ditë më parë, italiani ka marrë drejtimin e kurbinasve, teksa zëvendëson në stol Armando Cungun, i cili pak javë më parë dha dorëheqjen.

Ka qenë vetë klubi bardhezi që e ka zyrtariuar këtë lëvizje nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kurbinasit i urojnë 5-vjeçarit suksese në stolin e Laçit dhe sa më shumë rezultate pozitive. Pauza e Superiores për shkak të sfidave të Kombëtares i ka shkuar për shtat bardhezinjve dhe tashmë Moriero do të ketë disa ditë kohë për të stërvitur ekipin.

“???? Benvenuto FRANCESCO MORIERO!

Ish-mesfushor i Leçe, Cagliari, Roma, Inter dhe Napoli. Tetë ndeshje dhe dy gola me fanellën e Kombëtares Italiane. Me një karrierë të pasur edhe si trajner, italiani 55-vjeçar është gati të marrë drejtimin e skuadrës sonë.

KF Laçi i uron suksese Morieros si kapiten i pankinës bardhezi ⚪️⚫️ @moriero_official”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale. Italiani do të debutojë në stolin e kurbinasve në sfidën ndaj Vllaznisë, duel që do tëë luhet në Kurbin më 19 tetor në orën 14:00. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Aktualisht kurbinasit mbajnë vendin e fundit në klasifikim me 3 pikë pas 8 javësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga