 
Rezart Bunjaj
Vllaznia po zhvillon ende përgatitjet përpara se të nisë sezoni i ri. Pavarësisht se u eliminuan nga Vikingur në rrugëtimin për Conference League, shkodranët dalin në stërvitje në prag të sezonit të ri.
Gjithashtu në stërvitje është paraqitur edhe portieri i ri, Rezart Bunjaj. Vetë Vllaznia ka publikuar në rrjetet sociale të klubit një fotografi të portierit 20-vjeçar teksa stërvitet me shokët e ekipit.
Por pozicionimi i Bunjajt si portier, teksa shoku i ekipit po godet topin, nuk i ka pëlqyer aspak Dashnor Hasanit. “Teknikisht je gabim o Portier...”, komenton Hasani në faqen zyrtare të Vllaznisë duke kritikuar 20-vjeçarin.
 
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       