Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTOLAJM/ Te Partizani nuk humbin kohë për përforcimin e skuadrës, Olsi Rama "RIKTHEN" ish-kapitenin e të kuqve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Te Partizani nuk humbin kohë për përforcimin e
Olsi Rama - Tedi Cara

Superiorja ka mbyllur dy fazat e para të kampionatit dhe tashmë ekipet do të kenë disa javë pushim për të rikuperuar energjitë e tyre. Për lojtarët do të ketë pak frymëmarrje, ndërsa për stafin dhe pjesëtarët e tjerë të klubeve nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Në një postim në rrjetet sociale nga Tedi Cara ka bërë që tifozët e Partizanit të ëndërrojnë. Ish-kapiteni shihet së bashku me Olsi Ramën, të cilët siç duket kanë shfrytëzuar pauzën e kampionatit dhe janë takuar së bashku.

Një foto e shkrepur nga dyshja, me Carën që nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij takimi. Në ditët e ardhshme mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me merkaton e të kuqve dhe çfarë fshihet pas këtij takimi mes palëve.

Siç dihet Partizani në këtë sezon nuk po kalon një moment të mirë, ku pas 18 javësh ka mundur të grumbullojë 23 pikë dhe ndodhen në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, shumë larg pritshmërive të fillim sezonit. Për këtë klubi pritet të ndërhyjë në merkato për të përforcuar ekipin me elementë cilësorë për të arritur “Final – Four” dhe për të tentuar më pas edhe titullin kampion.

FOTOLAJM/ Te Partizani nuk humbin kohë për përforcimin e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu