Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ U largua nga Teuta, reagon në rrjetet sociale David Gjinollari

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ U largua nga Teuta, reagon në rrjetet sociale David Gjinollari
David Gjinollari

David Gjinollari tashmë është një lojtar i lirë në treg. Disa orë më parë klubi zyrtarizon largimin e mbrojtësit pas 2 vitesh qëndrimi në Durrës. Lojtarit i kishte përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë rinovuar zgjatjen e bashkëpunimit, duke ndarë kështu rrugët mes tyre. 

Pas mbylles së aventurës me “Djemtë e Detit” ka reaguar edhe vetë futbollisti. 25-vjeçari largohet mes falenderimesh për durrsakët, ndërsa thekson se ishte krenari të luante për një nga ekipet më të mira në Shqipëri.

“Nga sot nuk jam më pjesë e Teutës. Ishin 2 vite fantastike. Falenderoj presidentin Edmond Hasanbelli dhe Enid Furxhi që më dhanë mundësinë të jep pjesë e  një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri. Dua të falenderoj stafin dhe gjithë pjesëtaret e klubit Teuta. Një falenderim shkon edhe për tifozerinë durrsake për mbështetjen që më kanë dhuruar përgjatë këtyre 2 viteve. Faleminderit Familja e madhe TEUTA”, ka shkruar mbrojtësi në rrjetet sociale.

FOTO/ U largua nga Teuta, reagon në rrjetet sociale David Gjinollari
Postimi i David Gjinollarit

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga