
Goli i anuluar i Arsen Lleshit kundër Partizanit
Elbasani dhe Partizani brazuan në supersfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superiores, e zhvilluar ditën e diel. Sfida e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Në përfundim të kësaj sfide, pala elbasanase kishte shumë polemika për dy raste. Ndërhyrja e Bytyçit brenda zone në fundin e sfidës dhe goli i shënuar nga Arsen Lleshi i cili u anulua për faull të mëparshëm.
Pikërisht për këtë të fundit klubi verdheblu ka reaguar në rrjetet sociale. Elbasani ka shpërndarë një foto të momentit të golit, të cilën e shoqëron me një “X”. Duket se ky rast dhemb akoma te verdheblutë.
Poll