
Partizani
Archange Bintsouka padiksutim është një nga lojtarët më të mirë që Partizani ka në skuadër. Sulmuesi falë paraqitjeve të tij me demat ka mundur të sigurojë një vend në kombëtaren e tij.
Kështu 21-vjeçari do të jetë pjesë e Kongos për dy miqësoret e muajit mars. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmesi nëpërmjet një postimi në “Insta-Story”, ku tregon se është pjesë e listës.
Kujtojmë se Bintsouka ka mundur të shënojë me kryeqytetasit 10 gola në këtë sezon. Ka luajtur gjithsej 30 ndeshje në këtë sezon.

Postimi i Bintsoukas
Poll