Gazment Demi plotëson sot plot 500 ndeshje në krye të Partizanit. Presidenti i klubit të kuq me ndeshjen e sotme ndaj Teutës e vlefshme për javën e 12-të të Superiores, arrin kuotën e 500 ndeshjeve si numër 1 i “Demave”.
Pikërisht për këtë ditë të veçantë, ka menduar Edmon Hasanbelliu, presidenti i Teutës. Ky i fundit i ka dhuruar presidentit të Partizanit një fanellë të tyren, ku mbrapa mban numrin 500 dhe emrin Gaz Demi.
Postimi i Partizanit:
550 BETEJA I KUQ!
KREU I KLUBIT TË KUQ GAZMENT DEMI KA ARRITUR PLOT 500 NDESHJE NÊ KRYE TË EKIPIT LEGJENDË.
BLUZA SIMBOLIKE ME NR 500 I ËSHTË DHURUAR PËRPARA TAKIMIT PARTIZANI - TEUTA NGA EDMOND HASANBELLIU KOLEGU DHE PRESIDENTI MË JETGJATË I KATEGORISË SUPERIORE BRENDA AMBJENTEVE TË RESTORANTIT TË HOTELIT TË KLUBIT TË KUQ QË KA DISA JAVË QË KA HAPUR DYERT DHE KA NISUR FUNKSIONIMIN E PLOTË…