Partizani do të përballet me Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për titullin kampion, do të zhvillohet më 17 maji në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.
Të kuqtë kanë nisur menjëherë përgatitjet. Teksa ditën e sotme kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore.
Klubi i Partizanit ka publikuar disa foto nga momentet e stërvitjes, ku bie në sy që me grupin janë bashkuar, qendërmbrojtësi Altin Bytyçi dhe sulmuesi Tedi Cara.
Të dy këta futbollistë ishin jashtë ekipit për shkak dëmtimi, por tashmë janë kthyer në urdhërat e Orges Shehit. Tedi Cara mund të jetë i gatshëm që në ndeshjen përballë Skënderbeut.
Ndërsa, përsa i përket Bytyçit, ky i fundit ditën e sotme është stërvitur me topin, duke e bërë paksa të vështirë gatishmërinë e tij për ndeshjen e “Final 4”.
View this post on Instagram