Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Formacioni “perfekt” për finalen, Partizani “all-in” kundër Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
Formacioni “perfekt” për finalen, Partizani
 

Partizani ka mundësinë të fitojë titullin e 18 kampion përballë Egnatias. Ndeshja merr jetë ditën e diel ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Të kuqtë kanë gjetur stabilitetin në fundin e kampionatit. Për këtë nuk do jetë shumë e vështirë për t’u përzgjedhur formacioni titullar.

Kështu nga porta në mesfushë nuk priten eksperimente. E vetmja dilemë mund të lidhet me sulmin.

Një fomacion “perfekt” do të ishte me Carën, Skukën dhe Bintsoukan sulmues. Të tri i kanë shënuar Egnatias, ndërsa Skuka dhe Bintsouka ia kanë dalë nga 2 herë këtë sezon.

Në garë për një vend titullar te sulmi i “demave” është Mba. Sulmuesi 24-vjeçar ishte titullar në gjysmëfinalen e fituar kundër Skënderbeut dhe bëri mjaft mirë.  

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Sota, Hadroj, Maguette, Rrapaj, Murataj, Cara, Skuka, Bintsouka

 

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga