
Kategoria Superiore mbylli javën e 6-të të kampionatit me derbin Partizani – Tirana që mori vëmendjen kryesore. Superdueli në ‘Air Albania’ u mbyll në barazim pa gola me bardheblutë që ishin më dominues në fushën e blertë.
Një javë barazimesh duhet thënë ku u regjistruan edhe 2 të tjera, Elbasani – Egnatia (0-0) dhe Teuta – Dinamo (1-1). Fitore shënuan Vllaznia e Skënderbeu që mposhtën në shtëpi Bylisin dhe Laçin me rezultatet 2-0 dhe 2-1.
Në këtë panoramë të kësaj jave, Newsport.al ka përzgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që zhvilluan paraqitje mbi mesataren duke ndihmuar skuadrën në rezultatet respektive. Gjithashtu, një vend edhe për trajnerin e javës i cili në këtë xhiro përzgjidhet Ivan Gvozdenovic i cili riktheu korçarët te 3 pikët duke e nxjerrë nga zona e ftohtë.
Lojtari më i mirë i kësaj jave shpallet Bekim Balaj i cili vijon formën konsistente duke qenë një lider absolut për Vllazninë. Në një ndeshje jubilare si ajo e 100-të me fanellën kuqeblu në kampionat, bomberi 33-vjeçar arriti të tundë sërish rrjetën duke vulosur fitoren.
View this post on Instagram