Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 4-t të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 4-t të
Formacioni i javes

Mbrëmjen e djeshme, Kategoria Superiore mbylli ditën e djeshme dhe takimet e tjera të javës së 4-t të kampionatit. Si çdo javë, “Newsport” ka zgjedhur formacionin, lojtarin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Martin Janacek (Elbasani) - Portieri çek ishte tepër vendimtar në përballjen e së shtunës në kryeqytet. Në shumë episode, Janacek mbrojti shumë herë portën e Elbasanit

Emiljano Musta (Elbasani) - Verdheblutë arritën një fitore të madhe ndaj Partizanit në transfertë. Paraqitje vendimtare bëri dhe Musta në krahun e majtë të mbrojtjes.

Dajan Shehi (Vora) - Me një “fytyrë” ndryshe nga ndeshja e Teutës, Dajan Shehi ishte vendimtar dje në mbrojtjen e Vorës. 28-vjeçari mbajti të paprekur mbrojtjen e “Bluve” në sfidën ndaj Flamurtarit.

Vasilios Zogos (Teuta) - Zogos nuk bëri paraqitje të mirë për Teutën vetëm në mbrojtje, por edhe në repartin ofensiv. 26-vjeçari asistoi në golin e shënuar nga Beshiraj në fund të takimit ndaj Vllaznisë.

Bruno Lulaj (Elbasani) - Në një Elbasan të mrekullueshëm këtë sezon, merita të mëdha ka edhe për Bruno Lulajn. Në ndeshjen e fundit, mbrojtësi bëri dy ndërhyrje vendimtare duke i mohuar golin Partizanit.

Mçarthy Ofori (Bylis) - Megjithëse mallakastriotët nuk morën dot një fitore ndaj Dinamos, shmangën humbjen me një lojtar më pak. Ofori bëri një paraqitje tejet dinjitoze për Bylisin në repartin e mesfushës difensive.

Irgi Kasalla (Vora) - Në fitoren e arritur ndaj Flamurtarit, Irgi Kasalla ishte vendimtar në triumfin e Vorës. Në shumë raste fantazisti ishte thelbësor, por më tepër duke fituar edhe penalltinë që vendosi takimin.

Kristi Qose (Elbasani) - Triumfi ndaj Partizanit, ka padyshim edhe kontributin e Qoses tek Elbasani. Mesfushori 30-vjeçar u paraqit mjaft mirë në sfidën ndaj kryeqytetasve në mesfushë.

Mario Beshiraj (Teuta) - I ardhur nga stoli, Beshiraj vendosi fatet në takimit Teuta-Vllaznia. Sulmuesi 25-vjeçar arriti të realizojë gol në minutën e fundit ndaj shkodranëve.

Fatjon Bunjaku (Elbasani) - Goli i vetëm i përballjës Partizani-Elbasani u realizua nga Bunjaku. 21-vjeçari po bën mjaft mirë në eksperiencën e tij të parë në Shqipëri.

Esat Mala (Vllaznia) - Ai që “nderoi” Vllazninë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ishte Esat Mala. 26-vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur, ku edhe rastet e rrezikshme nuk i kishte me pikatore.

Trajneri i Javës / Ivan Gvozdenovic - Elbasani i tij po bën mjaft mirë këtë sezon duke udhëhequr Kategorinë Superiore. Në ndeshjen e fundit, verdheblutë triumfuan ndaj Partizanit ku ishin dukshëm më protagonistë se vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu