Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 24-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 24-të të
Formacioni i javes

Superiorja mbylli këtë të hënë që lamë pas, javën e 24-të të kampionatit. Si çdo javë, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët. Nga porta në sulm, të gjithë në një mënyrë ose tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave. Më poshtë njihuni me 11-shen më të mirë si dhe trajnerin fitues.

Mario Dajsinani (Egnatia): Portieri i rrogozhinasve është kthyer në një lider të vërtetë. Diçka të tillë e tregoi edhe në ndeshjen përballë Elbasanit të cilën kampionët në fuqi e fituan 2-1. Dajsinani ishte vendimtar në pritjen e penalltisë së ekzekutuar nga Tsague.

Arsid Kruja (Teuta): Mbrojtësi i djathtë i durrsakëve ishte mjaft efektiv me lojën e tij. Ai ia doli që shpeshherë të ndalte sulmuesit e rrezikshëm të Dinamos dhe duke u bërë “ZOT” i korsisë së djathtë.

Saliou Sembene (Partizani): Edhe pse nuk ishte titullar në derbin përballë Tiranës që përfundoi 1-1, ai ishte “dhuruesi” i pikës së marrë nga “Demat”. Pikërisht në fundin e sfidës, Sembene shënoi golin e barazimit për të tijët, duke shmangur humbjen në shtëpi, në “Arenën e Demave”.

Rustem Hoxha (Dinamo): Mbrojtësi i dinamovitëve u tregua efikas në repartin ku luan. Disa herë Mario Beshiraj i Teutës dhe sulmuesit e tjerë të “Djemve të Detit” tentuan të rrezikonin. Por Hoxha ishte gjithmonë në kohën dhe vendin e duhur, madje u shpall dhe “Lojtari i Ndeshjes”.

Florian Përgjoni (Tirana): Kapiteni bardheblu ishte një lider i vërtetë në derbi. Atij i duhej të përballonte një lojtar cilësor si Agim Zeka, punë të cilën e bëri mjaft mirë. Në asnjë moment të derbit, Zeka nuk u shfaq shumë rrezikshëm, i cili ishte markuar mjaft mirë nga Përgjoni.

Isi Manellari (Laçi): Mesfushori i kurbinasve ishte një nga pikat kyçe në fitoren 0-2 në transfertën e Korçës përballë Skënderbeut. Me lojën e tij efikase dhe cilësore ia doli që të ndihmonte shumë herë si në repartin e mbrojtjes dhe në atë të sulmit.

Matias Lloci (Teuta): Një talent në rritje që bëri mjaft mirë edhe në sfidën e fundit përballë Dinamos. Edhe pse ndeshja përfundoi 0-0, Lloci tregoi cilësitë e tij në shumë raste, sidomos kur kishte duele një kundër një me lojtarët e Dinamos.

Regi Lushkja (Egnatia): Mesfushori gjeti golin e radhës në Superiore. Edhe pse në rolin e mesfushorit, tashmë ylli i rrogozhinasve është kthyer në një bomber të vërtetë. Edhe përballë Elbasanit ia doli të gjente rrjetën duke vazhduar e treguar aftësitë e tij të vërteta në fushën e lojës.

William Cordeiro (Laçi): Një ndeshje mjaft e mirë nga braziliani. Një lojë e bukur në mesfushë, teksa kontributin kryesor e dha në repartin e sulmit. Gol vendimtar përballë Skënderbeut dhe duke ndihmuar kurbinasit që të triumfonin 0-2.

Esat Mala (Vllaznia): Një lojtar i shpejtë dhe me aftësi të jashtëzakonshme. Përballë Bylisit në “Loro Boriçi”, Mala i tregoi mjaft mirë cilësitë e tij, duke asistuar dhe vendosur në rrezik shumë herë mbrojtjen kundërshtare. Ai ndihmoi shumë në fitoren 3-0 të ekipit të tij.

Ernest (Tirana): Sulmuesi bardheblu çoi peshë zemrat e tifozëve të Tiranës me atë gol surprizë. Edhe pse përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Partizanit, Ernest bëri mjaft mirë duke mbajtur topin e goditur mes mbrojtësve si Preka apo Janjeva, që shquhen për cilësitë e tyre në repartin difensiv.

Thomas Brdaric (Vllaznia): Një Vllazni perfekte, kjo falë trajneri Thomas Brdaric, që shpallet “Trajneri i Javës”. Një vendosje perfekte e skuadrës, duke dominuar përgjatë 90 minutave skuadrën e Bylisit, të cilët dukeshin shumë të pafuqishëm përballë shkodranëve.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 24-të të
Formacioni i javës së 24-t të Superiores

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga