Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të
Formacioni i javes

Superiorja mbylli këtë të diel që lamë pas, javën e 21-të të kampionatit. Si çdo javë, Newsport.al ka përzgjedhur më të mirët. Nga porta në sulm, të gjithë në një mënyrë ose tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në arritjen e objektivave. Më poshtë njihuni me 11-shen më të mirë si dhe trajnerin fitues.

Mario Dajsinani (Egnatia): Portieri i rrogozhinasve shëptoi disa herë të tijët në fitoren 0-4 përballë Tiranës. Gardiani ishte i pakalueshëm në ato pak raste që bardheblutë kishin, duke pasur një performancë mjaft pozitive.

Andi Janjeva (Partizani): Një qendërmbrojtës që kundër Teutës bëri mjaft mirë në korsinë e djathtë. Fantastik në repartin difensiv, por dhe në atë ofensiv. Ai shënoi golin e parë në fitoren 0-2, duke u ndihmuar edhe nga një devijim i kundërshtarit. Por kjo, nuk e hedh poshtë nivelin që ai tregoi përballë durrsakëve.

Marcelino Preka (Partizani): Mbrojtësi i kuq tregoi që është një lider i vërtetë. I pakalueshëm dhe një makth i vërtetë për sulmin e Teutës. Çdo ndërhyrje e festonte sikur kishte fituar trofe, duke treguar grintën dhe profesionalizmin e tij.

Arbenit Xhemajli (Egnatia): Prej kohësh është kthyer në një pikë kyçe për Egnatian. Edhe pse Malota nuk ishte prej fillimit, mungesa e këtij të fundit nuk u ndje shumë dhe një nga arsyet ishte pikërisht Xhemajli. Pozicional, i vendosur dhe vepron në kohën dhe vendin e duhur.

Alex Peralta (Bylis): Një mbrojtës që shpesh bën rolin e bomberit. Diçka të tillë e tregoi edhe në ndeshjen përballë Laçit, ku në fitoren 0-3 të ekipit të tij, shënoi pikërisht golin e fundit. Por performanca e tij ishte mjaft e mirë dhe pozitive edhe në repartin difensiv.

Marin Abazaj (Bylis): Mesfushori i ballshiotëve vazhdon që të jetë një kapiten, por jo vetëm me shirit në krah. Lider i vërtetë në mesin e fushës, i cili motivon shokët e tij të ekipit. Diçka e tillë shihet mjaft mirë edhe në rezultatet e fundit, që janë mjaft pozitive, kjo edhe falë kontributit të Abazajt.

Serxho Ujka (Egnatia): Goli i tij ishte mjaft i rëndësishëm në fitoren 0-4 përballë Tiranës. Ai “theu” akullin në atë ndeshje, duke bërë që më pas t’i hapej rruga golave të tjerë. Nga ndeshja në ndeshje, tregon që është një sulmues klas dhe ndër më të mirët në kampionatin tonë. Performanca ndaj Tiranës ishte një ndër ato ndeshje që na tregon sa vlen Ujka.

Regi Lushkja (Egnatia): Edhe pse luajti përballë ish-skuadrës së tij, Tiranës, Lushkja ishte i pamëshirshëm. Gol dhe asist, duke qenë një protagonist absolut në atë fitore. Driblimet e tij “dehën” mbrojtësit kundërshtarë, duke bërë që Lushkja të merrte vëmendjen e të gjithëve dhe këtë vend mëse të merituar në formacionin e javës.

Erich Berko (Bylis): Një tjetër ndeshje spektakolare nga sulmuesi ganez, por i natyralizuar si gjerman. Pasi shënoi golin e fitores kundër Dinamos, Berko gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fitoren 0-3 përballë Laçit. 30 vjeçari duket se ka gjetur veten mjaft mirë në Superiore.

Baton Zabërgja (Dinamo): Sulmuesi dinamovit po kalon këtë sezon formën e jetës. Çdo ndeshje kthehet në protagonist për Dinamon, ashtu siç bëri ndaj Elbasanit. Tjetër gol për sulmuesin shqiptar, që vë “nën” presion Bekim Balajn për garën e “Këpucës së Artë”.

Lojtari i Javës – Bekim Balaj (Vllaznia): Sulmuesi shkodran po shpalos gjithë eksperiencën e tij përgjatë këtij sezoni. Një tregolësh spektakolar këtë javë në Superiore, në një fushë të vështirë si ajo e Korçës. Performancë e nivelit të lartë, që na kujton Bekim Balajn kur ishte pjesë e Kombëtares shqiptare.

Trajneri i Javës – Edlir Tetova (Egnatia): Tekniku Tetova di si të menaxhojë kampionët e tij. Një fitore e pastër dhe mjaft e bukur në transfertë përballë Tiranës, tregoi edhe një herë tjetër forcën e rrogozhinasve. Kjo edhe falë manovrës dhe taktikave të trajnerit, Edlir Tetova.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 21-të të
FORMACIONI I JAVËS

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga