Në “Air Albania” pas pak minutash do të startojë sfida mes Tiranës dhe Elbasanit. Një duel ku rikthen rivalitetin mes dy ekipeve.
Në këtë duel do të mungojë Florjan Përgjoni, i cili prej më shumë se 1 muaj është i dëmtuar. Një mungesë e rëndësishme për Blendi Shkëmbin, me mbrojtësin që tregon kohën kur do të zbresë në fushë për bardheblutë, pasi ende nuk ka mundur të luajë me kryeqytetasit në këtë sezon.
“Gjendja shëndetësore, kur do të rikthehesh? Kam më shumë se 1 muaj i dëmtuar, që nga miqësorja me Skënderbeut. Kam një dëmtim në kavilje, kam një frakturë të votgël që merr kohë për t’u rikuperuar. Nga fillimi i tetorit besoj se do të jem, por presim si do të shkojë.
Tirana? Me grupin e ri që ëhstë krijuar, besoj se kemi bërë ndeshje të mira, po nuk na ka ec. Në ballsh ishim të pafat, edhe në ndeshjet e tjera kemi bërë lojë, porn a mungojnë pikët. Javë pas jave lojtaret po njihen me njëri – tjetrin dhe duke filluar që sot do të marrin vetëm rezultate pozitive”, ka theksuar shkurtimisht mbrojtësi.