Flamurtari - Bylis
Bylis – Flamurtari është ndeshja e parë e javës së 11-të të Superiores dhe e vetmja e ditës së sotme. Përballje kjo që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Flamurtari”.
Një duel mjaft i rëndësishëm dhe delikat mes skuadrave, me vlonjatët që do të luajnë për “jetë a vdekje” për fitoren, e cila do të rikthente buzëqeshjen te kuqezinjtë. Ekipi i Francesco Morieros nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë ballshiotëve, kundër të cilëve nuk e njohin fitoren.
Në 10 duelet e fundit mes tyre, Bylisi ka mundur të fitojë 5 takime, ndërsa Flamurtari nuk ka mundur të triumfojë në asnjërën prej tyre. Gjithashtu 5 duelet e tjera mes tyre janë mbyllur në barazim.
Poll
