
Kampionati është në pauzë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Por kjo s’do të thotë pushime për ekipet, të cilat vazhdojnë intensivisht përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.
Kështu Flamurtari ka zyrtarizuar ditën e sotme një ndeshje miqësore. Sfidë kjo që do të luhet në “Redi Maloku” ndaj skuadrës së Ilirisë.
Duel që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:30. Kjo do t’u japëmundësinë trajnervë të mbajnë lojtart në ritmin e duhur dhe të përgatiten siç duhet për duelet e radhës.
Një përballje mjaft interesante mes kuqezinjve dhe kampionëve të Kategorisë së Dytë. Kujtojmë se Flamurtari në kuadër të javës së 3-të të Superiores do të përballet me Tiranën dhe dueli me Ilirinë është si një parapërgatitje për bardheblutë.
View this post on Instagram