Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari – Apolonia luajnë finalen për Superioren, zbulohen arbitrat që vendosin drejtësi në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari – Apolonia luajnë finalen për Superioren, zbulohen
Arbiter anesor me flamur

Ditën e sotme do të luhet një finale për Superioren. Në “Play-Off” do të sfidohen Flamurtari dhe Apoloni, dy ekipet që kërkojnë rikthimin pas disa vitesh në elitë. Duel ky që starton në orën 16:00 në "Elbasan Arena".

Një sfidë mjaft delikate, ku ka marrë vlerësimin maksimal nga FSHF-ja. Kështu kjo përballje do të gjykohet nga Florjan Lata. Ky i fundit do të ndihmohet nga Erind Burgu dhe Xhuljo Mani.

Arbitër i 4 do të jetë Erjon Bylykbashi, ndërsa VAR– i është besuar Enea Jorgjit, teksa në AVAR do të jetë Daniel Vrapi. Kujtojmë se fituesi i kësaj sfide do të ketë mundësinë të luajë një tjetër finale, atë ndaj Laçit, me kurbinasit që kanë mbyllur kampionatin në “Play-Out” të Superiores.

EMRAT: 

Arbitër kryesor:Florjan Lata

Asistent 1:Erind Burgu

Asistent 2:Xhuljo Mani

Arbitër i 4:Erjon Bylykbashi

Var:Enea Jorgji

Avar:Daniel Vrapi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga