Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fjalimi i presidentit Halili para lojtarëve, zyrtari i FSHF-së i vjen në ndihmë pas fitores ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Fjalimi i presidentit Halili para lojtarëve, zyrtari i FSHF-së i vjen
Arzen Voci me fanellen e Tiranes (m) dhe (d) me uniformen e Kombetares

Refik Halili mbrëmjen e djeshme zbriti menjëherë në dhomat e zhveshjes për të takuar futbollistët. Kreu i klubit u prit me shumë entuziasëm nga lojtarët pas derbit të fituar 3-0 kundër Partizanit.

Një fitore që sigurisht sjell një frymë pozitive në ekip dhe tashmë morali i shkuadrës është shumë i lartë. Halili mbajti një fjalim para futbollistëve, duke i përgëzuar për lojën e zhvilluar dhe duke i motivuar për sfidat e ardhshme.

Por gjatë fjalimit të kreut të bardhebluve, një zyrtar i FSHF-së i erdhi në ndihmë. Bëhet fjalë për fizioterapistin e Kombëtares shqiptar, Arzen Voci, i cili njëkohësisht është edhe fizioterapist te kryeqytetasit.

Voci bëri rolin e përkthyesit të Halilit, duke përkthyer fjalët e presidentit të Tiranës në anglisht që futbollistët dhe trajneri të kuptonin çfarë po thoshte Halili.

Poll

Lexo gjithashtu