Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Fitorja në limite përballë Teutës, Kërnaja: Funksionuam mjaft mirë, pësuam gol nga pakujdesia

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja në limite përballë Teutës, Kërnaja: Funksionuam
Oltijon Kërnaja

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.

“Duke parë që duhej të bënim presing lart me Tomën dhe Contreras, kishim zgjedhur mënyrë tjetër. Por në momentin e duhur, u zgjidh siç duhet. Gabimet, janë këto lojtarë siç janë dhe na u rregullua gabimi.

E kishim vendosur ashtu, që të linim Koten e lirë pasi Teuta vjen me një 4-4-2 të pastër. Funksionoi mjaft mirë, por t’i japim meritat edhe Teutës që ka javë që s’humbet. Ne kishim pak probleme në organizim, duke parë që dyshja e mbrojtjes që kishim, pas 1 viti luajnë bashkë. Ndoshta pjesën e dytë, Kote doli prej lodhjes pasi s’ka shumë minuta, na bëri që të zhvillonim në këtë mënyrë, me disa tranzicione pozitive.

Lojtarët tanë janë të fortë 1 kundër 1. Kishim raste. Erdhi një gol nga pakujdesia, Janjeva i rrëzuar. Gol i Teutës, pasi janë më të mirët në shtëpi në goditjet standarde. Ne kishim probleme në gjatësi. Aktivizuam sot një lojtar të ri, Sulo, 20 vjeçar. E aktivizuam prej shtatlartësisë.

T’i jap një ngarkesë atij 20-vjeçari, është risk... duhej eksperiencë. Mos ishte pak e nxituar, pasi ai djalë kishte probleme? Nëse s’do të kemi guxim, problem është të fusim djem të ri, problem mos t’i fusim. Teuta futi në lojë të gjithë lojtarët e gjatë. Mes Buxhelajt dhe Sulos, zgjodha Sulon prej gjatësisë, t’i japim dorën një djali të ri, është investim i klubit, shpresoj t’i ecë mbarë”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu